[![Open Source Love](https://firstcontributions.github.io/open-source-badges/badges/open-source-v1/open-source.svg)](https://github.com/firstcontributions/open-source-badges)
[](https://join.slack.com/t/firstcontributors/shared_invite/enQtNjkxNzQwNzA2MTMwLTVhMWJjNjg2ODRlNWZhNjIzYjgwNDIyZWYwZjhjYTQ4OTBjMWM0MmFhZDUxNzBiYzczMGNiYzcxNjkzZDZlMDM)
[![License: MIT](https://img.shields.io/badge/License-MIT-green.svg)](https://opensource.org/licenses/MIT)
[![Open Source Helpers](https://www.codetriage.com/roshanjossey/first-contributions/badges/users.svg)](https://www.codetriage.com/roshanjossey/first-contributions)

# Kontributet e Para

Është e vështirë. Është gjithmonë e vështirë hera e parë kur bën diçka. Sidomos kur bashkëpunon, të bësh gabime nuk është një ndjenjë e mirë. Ne duam ta thjeshtësojmë mënyrën se si kontribuesit e open-source mësojnë dhe kontribuojnë për herë të parë.
Leximi i artikujve & shikimi i tutorialve ndihmojnë, por ç'është më mirë se sa ta bësh këtë gjë në një vend praktike? Ky projekt synon të udhëzojë & të thjeshtësojë mënyrën se si fillestarët bëjnë kontributin e tyre të parë. Nëse dëshiron të bësh kontributin tënd të parë, ndiqi hapat më poshtë.

#### *Nëse ende nuk ndjehesh komod me command line, [këtu ke tutoriale që përdorin veglat e GUI]( #tutorials-using-other-tools )*

Nëse nuk ke Git të instaluar në pajisjen tënde, [instaloje]( https://help.github.com/articles/set-up-git/).

## Bëje fork këtë repozitor

Për të bërë fork këtë repozitor kliko butonin fork në majë të kësaj faqeje. Kjo do të krijojë një kopje të ketij repozitori në llogarinë tënde.

## Klonoje këtë repozitor

Tani klonoje në pajisjen tënde repozitorin që bëre fork. Shko te llogaria e GitHub, hap forked repository, kliko butonin Code dhe pastaj kliko ikonën *copy to clipboard*.

Hap terminalin dhe bëje run git komandën në vazhdim:

git clone "url që sapo ke kopjuar"

ku "url që sapo ke kopjuar" (pa thonjëzat) është url e këtij repozitori (repozitori që bëre fork). Shiko hapat e mëparshëm për të marrë url-në.

Për shembull:

git clone https://github.com/ky-je-ti/first-contributions.git

ku `ky-je-ti` është emri jot në GitHub. Këtu ti e kopjon përmbajtjen e repozitorit first-contributions në GitHub te kompjuteri jot.

## Krijo një degë (branch)

Ndryshoje lokacionin te repozitori në kompjuterin tënd (nëse nuk je në lokacionin e duhur):

cd first-contributions

Tani krijo një degë duke përdorur komandën `git checkout`:

git checkout -b <emri-i-degës-tënde>

Për shembull:

git checkout -b add-filan-fisteku

(Emri i degës nuk është e nevojshme të ketë fjalën *add* në të, por është e arsyeshme të përfshihet pasi që qëllimi i kësaj dege është të shtojë emrin tënd në një listë.)

## Bëji ndryshimet e nevojshme dhe bëji commit

Tani hap fajllin `Contributors.md` në një program për editim të tekstit dhe shto emrin tënd. Mos e shto në fillim ose në fund. Shtoje ku të duash në mes. Tani, ruaj fajllin.

Nëse shkon te lokacioni i projektit dhe e ekzekuton komandën `git status`, do shohësh se ka ndryshime.

Shtoji këto ndryshime te dega që sapo krijove duke përdorur komandën `git add`:

git add Contributors.md

Tani bëji commit këto ndryshime duke përdorur komandën `git commit`:

git commit -m "Add <emri-jot> to Contributors list"

zëvendëso `<emri-jot>` me emrin tënd.

## Bëji push (shtyji) ndryshimet në GitHub

Bëji push ndryshimet duke përdorur komandën `git push`:

git push origin <emri-i-degës-tënde>

zëvendëso `<emri-i-degës-tënde>` me emrin e degës që krijove më herët.

## Bëji ndryshimet submit për shqyrtim

Nëse shkon te repozitori jot në GitHub, do të shohësh një buton `Compare & pull request`. Klikoje.

Tani bëje submit këtë pull request.

Së shpejti do të bashkoj (bëj merge) të gjitha ndryshimet te dega master e këtij projekti. Ti do të njoftohesh me email kur të bëhen ndryshimet.

## Ku të shkosh nga këtu?

Urime!  Ti sapo ke kompletuar procesin _fork -> clone -> edit -> PR_ që do ta hasësh shpesh si kontributor!

Festoje kontributin tënd dhe ndaje me shokët dhe ndjekësit duke shkuar te  [web aplikacioni](https://firstcontributions.github.io/#social-share).

Ti mund të bashkohesh në ekipin tonë në slack nëse të duhet ndihmë ose nëse ke ndonjë pyetje. [Bashkohu ekipit në slack](https://join.slack.com/t/firstcontributors/shared_invite/enQtNjkxNzQwNzA2MTMwLTVhMWJjNjg2ODRlNWZhNjIzYjgwNDIyZWYwZjhjYTQ4OTBjMWM0MmFhZDUxNzBiYzczMGNiYzcxNjkzZDZlMDM).

Tani të të ndihmojmë që të kontribuosh në projekte tjera. Ne kemi krijuar një listë projektesh me probleme të lehta tek të cilat mund të fillosh. Shiko [listën e projekteve në web apliacion](https://firstcontributions.github.io/#project-list).

### [Materiale shtesë](additional-material/git_workflow_scenarios/additional-material.md)

## Tutoriale duke përdorur vegla tjera

| [GitHub Desktop](gui-tool-tutorials/github-desktop-tutorial.md)                 | [Visual Studio 2017](gui-tool-tutorials/github-windows-vs2017-tutorial.md)      | [GitKraken](gui-tool-tutorials/gitkraken-tutorial.md)                           | [Visual Studio Code](gui-tool-tutorials/github-windows-vs-code-tutorial.md)     | [Atlassian Sourcetree](gui-tool-tutorials/sourcetree-macos-tutorial.md)         | [IntelliJ IDEA](gui-tool-tutorials/github-windows-intellij-tutorial.md)         |